Talenti shqiptar, Mario Vrushaj ka bërë një debutim ëndrrash me fanellën e skuadrës së njohur greke të Olimpiakosit, duke shënuar në ndeshjen e tij të parë për këtë skuadër. Vrushaj shënoi golin e fundit në fitoren 5:1 të skuadrës së tij përballë ekipit të Kerkyra, kur me djathtën e tij nga brendia e zonës arriti që të mposht portierin mysafir, Janakopulos.
Ndërkohë duhet theksuar fakti se gjigantët grekë vinin në këtë ndeshje me shumë të rinjë, pasi i mungonin shumë futbollistë kryesorë të ekipit. Këtë shans arriti ta shfrytëzonte në mënyrën më të mirë edhe shqiptari, Vrushaj, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 78-të, të takimit, duke marrë vendin e Miralas.
Ndryshe përveç Vrushaj, në listën e golashënuesve për Olimpijakosin u regjistruan edhe iraniani, Karim Ansarifard (12’), Miralas (45+2’), Fortunis (51’) dhe Engels (71’).
Sa i përket Vrushajt, ai aktualisht është pjesë e Greqisë U-19, dhe mund të jetë një ndër talentët e rradhës që mund ti humb Shqipëria.