PSV Endhoveni bën të vetin edhe titullin e tretë kampionë në katër vitet e fundit në elitën holandeze, pasi sot triumfoi 3:0 ndaj Ajaksit. Gaston Pereiro, Luuk de Jong dhe Stivën Berguijn vulosën fitoren e PSV-së, me Ajaksin që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë.
Periudhë e zezë për Ajaksin, që nuk fiton trofe prej 4 vitesh dhe tashmë mund të quhet në krizë, pasi si zakonisht luan me ekip me moshë shumë të re dhe i shet talentet sapo vijnë oferta të rëndësishme. Kjo politikë vlen shumë në aspektin financiar, por rezultatet nuk janë ato që meriton një klub kaq i lavdishëm. Ishte përballja numër 133 mes këtyre dy rivalëve të egër, por sfida kishte humbur shumë nga vlera e vet për faktin se PSV ishte i shkëputur ndjeshëm dhe fitorja e Ajaksit zor se ndryshonte ndonjë gjë.