Sot në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë në program është derbi ndeshja midis Vardarit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Është kjo pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, në të cilën Vardari kërkon fitoren për të përforcuar pozitën e dytë në tabelë, teksa FC Shkupi për të vazhduar ëndërrën për atë pozitë të katërt që mund të ju sigurojë atyre një vend për në ndeshjet e Liga Europa.
Trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski para pak çastesh zbuloi formacionin me të cilin do ti kundërvihet skuadrës së Zekirja Ramadanit, ndërsa bie në sy edhe prezenca e ish mesfushorit të “bardhekaltërve” nga Çairi, Besar Iseni.
Ai do të luaj në mesfushë, bashkë edhe me Nikolla Gligorov dhe Klarne s Bitang, teksa në treshen ofenzive do të luajnë Dejan Bllazhevski, Tigran Barsegian dhe Maksim Maksimov.
Në portë do të jetë Igor Aleksovski, teksa katërshja mbrojtëse do të përbëhet nga Filip Antovski, Vladica Brdarovski, Boban Grnçarov dhe Evgenij Novak.
Në mesin e futbollistëve rezervë të Vardarit bënë pjesë edhe sulmuesi i talentuar shqiptarë, Jakup Berisha.
Ndeshja Vardari – FC Shkupi starton në ora 16:00.