Skuadra e Vëllazërimit ka arritur që të fitoj derbin kërçovarë përballë Zajazit. Në një ndeshje tipike kampionale të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Kërçovës, skuadra e trajnerit Xhengiz Rexhepi shënoi fitore minimale 0:1 falë golit të shënuar nga Albulen Imeri në minutën e 20-të.
E djathta e tij nga brendia e zonës nuk gjeti kundërpërgjigje nga ana e portierit vendas, ndërsa në fund doli të jetë edhe goli vendimtarë për fitoren e 11-të sezonale për Vëllazërimin që vazhdon të ëndërrojë inkuadrimin në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Me këtë fitore Vëllazërimi tashmë numëron 37 pikë, po aq sa ka edhe Gostivari në pozitën e dytë, teksa Zajazi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 15 pikë të tubuara.