Paraqitjet e mira me fanellën e Liverpull të Mohamed Sallah kanë bërë që shumë klube të njohura europiane të vihen pas shërbimeve të yllit egjiptian të Liverpullit.
Barcelona, Real Madrid dhe PSZH duket se do të kenë një garë të madhe mes veti për të siguruar shërbimiet e egjiptianit, vlera e të cilit mund të tejkalojë edhe atë të brazilianit Nejmar, i cili verën e vitit të kaluar për një shumë prej 222 milion euro nga rradhët e Barcelonës u transferua te Paris Sen Zhermeni.
Kush do të fitojë shërbimet e Sallah e dinë mirë se Liverpulli kërkon një shumë të madhe parash për tu liruar nga shërbimet e yllit të saj, i cili njëherit është edhe golashënuesi më i mirë në Premierligë me 29 gola.
Mbetet të shihet gjatë mërkatos verore se a do te jetë në gjendje ndonjë skuadër për të paguar shumën e kërkuar të Liverpullit, apo ndoshta Sallah edhe sezonin tjetër do të mbetet pjesë e skuadrës nga “Enfilld Roud”, e cila gjithashtu do të luaj edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku për kundërshtarë do të ketë pikërisht ish skuadrën e Mohamed Sallah, Romën.