Besart Ibraimi “xhelati” i FC Shkupit

Besart Ibraimi me 18 gola të shënuar aktualisht kryeson renditjen në listën e golashënuesve dhe në këtë mënyrë ai gjithnjë shihet si rrezik permanent për skuadrat kundërshtare.

Bomberi kërçovar sot me skuadrën e tij, Shkëndijën do të jenë mysafir të Shkupit në Çair, ndaj së cilës skuadër në 7 ndeshjet e fundit ka shënuar 6 gola, njofton “infOSport.mk”.

Ai shpreson se një gjë të tillë do bëjë edhe sot, edhe përkundër faktit se ai personalisht dhe e gjithë skuadra e tij në tre ndeshjet e fundit përballë Shkupit nuk kanë mundur të shënojnë asnjë gol.

Dy ndeshje mes këtyre skuadrave janë mbyllur me barazim pa gola, përfshirë këtu edhe ndeshjen e fundit në Tetovë dhe atë të zhvilluar në Çair me 30 tetor të vitit të kaluar, ndërsa ndeshja e parë e këtij edicioni e zhvilluar në Tetovë ishte mbyllur me fitoren minimale të Shkupit, 1:0.

Bazuar në këto tre ndeshje, edhe sot nuk duhet pritur aq shumë gola në Çair, edhe pse 4 ndeshjet paraprake dëshmojnë të kundërtën, pasi në to ishin shënuar plotë 15 gola, apo mesatarisht nga 3.75 gola për ndeshje.

 

7 ndeshjet e fundit midis Shkupit dhe Shkëndijës në kuadër të LPFM

2016/2017 Java 21 KF Shkëndija KF Shkupi 0:0 (0:0)
2016/2017 Java 12 KF Shkupi KF Shkëndija 0:0 (0:0)
2016/2017 Java 3 KF Shkëndija KF Shkupi 0:1 (0:0)
2016 – Java 5. KF Shkupi KF Shkëndija 1:3 (1:0)
2015/2016 Java 23 KF Shkëndija KF Shkupi 3:1 (1:0)
2015/2016 Java 18 KF Shkëndija KF Shkupi 4:1 (2:0)
2015/2016 Java 9 KF Shkupi KF Shkëndija 0:2 (0:0)

Leave a Reply