E diela në futbollin vendor sjellë derbin e përjetshëm të Shkupit, midis Vardarit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë zgjuar shumë interesim në mesin e futbolldashësve shkupjan, të cilëve edhe kësaj rradhe kënaqësinë për të mos qenë prezent në stadiumin më të madh në vendin tonë po ua ndalojnë drejtuesit e Vardarit.
Këta të fundit kanë vendosur që mos të lejojnë tifozët mysafir të jenë prezent në ndeshjen e së dielës, e vlefshme për javën e 27-të në LPFM.
Një gjë të tillë “kuqezinjtë” nga Shkupi e bënë të ditur përmes një kumtese, përmes së cilës njoftuan për ndalesën e tifozëve mysafir në tribuna.
“Për publikun do të jetë e hapur vetëm tribuna e veriut, ku do të jenë të vendosur edhe kameramanët dhe punëtorët e mediave. Tifozët tanë “Komitët” do të jenë të vendosur në tribunën perëndimore. Gjatë blerjes së biletës pranë biletarës në arenën “Filipi i Dytë”, është e patjetërsueshme që të tregohet dokument identifikimi. Bileta për këtë ndeshje do të kushtojë 100 denarë. Kujtojmë se edhe për këtë ndeshje vazhdon ndalesa për prezencën e tifozëve mysafir në tribuna, ashtu që të njëjtëve nuk do ju lejohet hyrja në stadium” – qëndron në kumtesën e KF Vardar të publikuar në faqen e tyre zyrtare.
Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe FC Shkupit në program është të dielën (15 prill) me fillim në ora 16:00.