Luis Enrique nuk do të shkojë në Paris gjatë verës së ardhshme dhe gjithashtu nuk do të zëvendësojë Arsene Ëenger te Arsenal, ka shkruar sot “El Mundo Deportivo”.
Thomas Tuchel do të bëhet trajneri i ri i PSG dhe gjithashtu drejtuesit e Arsenal nuk kanë ndërmend ta marrin në vend të Ëenger. Në këto kushte, sipas gazetës katalanase ka mbetur vetëm një opsion, Chelsea.
Ish-trajneri i Barcelonës ka pasur kontakte me drejtuesit “blu” gjatë kohëve të fundit, pikërisht duke parë mundësinë e largimit të Antonio Conte. Në momentin që Abramovic do të vendosë largimin e trajnerit italian, ish-trajneri i Barcelona është kandidati kryesor për ta zëvendësuar.