Paraguaiani i Bazelit feston me shqiponjë! Golin i’a dedikon shokut të tij shqiptarë (VIDEO)

Bazeli të mërkurën zhvilloi ndeshjen e mbetur kampionale kundër Cyrihut, në të cilën shënoi fitore me rezultatin e pastërt 3:0, njofton “infOSport.mk”. Golin e parë për ekipin kampion në fuqi të Zvicrës e realizoi paraguaiani, Blas Riveros, ndërsa festa e tij pas shënimit të këtij goli ishte e çuditshme. Riveros festoi me shqiponjë, ndërsa një gjest i tij habiti edhe shokun e skuadrës, futbollistin shqiptarë Albian Ajeti, i cili kishte asistuar gjatë shënimit të golit.

“Në fillim u shtanga, pasi mendova se mos kishte ndonjë pjesëtar shqiptar në familje”, shpjegoi sulmuesi shqiptar për këtë festim të papritur të Riveros.


Golat nga ndeshja midis Bazelit dhe Cyrihut si dhe festën e paraguaianit, Riveros mund ti ndiqni KËTU.


Por situata ishte krejt ndryshe kur foli vetë mbrojtësi 20-vjeçar paraguaian, i cili këtë gol i’a kishte kushtuar një miku shqiptar.

“Ai quhet Bashkim dhe punon në një market. Njihemi prej rreth gjysmë viti”, – tregoi ai për zviceranët e habitur, të cilët veçmë e kanë të qartë se një gjë të tillë gjatë shënimit të golave bëjnë futbollistët shqiptarë, që në futbollin zviceran janë të shumtë.

Shqiptari që jeton dhe vepron në Zvicër me emrin Bashkim i kishte kërkuar shokut të tij, Riveros që nëse do të shënonte gol me fanellën e Bazelit, në shenjë respekti ndaj miqësisë që kanë, ta përshëndes atë duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa një gjë të tillë i’a kishte premtuar vetë paraguaiani, i cili gjatë ndeshjes së fundit të skuadrës së tij kishte mbajtur premtimin e dhënë.

 

Leave a Reply