Skuadra e Olimpikut të Marsejës është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Liga Europa pas një ndeshje dramatike në “Velodrom”, ku para 60 mijë spektatorëve mundi Lajpcigun me reuzltatin 5:2, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë fitoren minimale 1:0 të gjermanëve nga ndeshja e parë.
Ndeshja nisi me një shok për vendasit, pasi mysafirët nga Gjermania me anë të Bruma shënuan që në minutën e 2-të, të takimit.
Nuk vonoi shumë dhe Marseja 4 minuta më pas gjeti golin e barazimit falë autogolit të Ilzanker, teksa vetëm tre minuta më pas Buna Sar pas një kundërsulmi të shpejtë arriti që të shënojë golin e dytë në rrjetën e Gulashit, i cili paraprakisht në dy raste shpëtoi rrjetën e tij, mirëpo jo edhe në tentativën e tretë nga ana e Sar, i cili në ato momente për herë të parë kaloi në epërsi Marsejën.
Në minutën e 17-të Dimitri Paje çmendi tifozët vendas duke shënuar një super gol nga distanca, mirëpo i njëjti u anulua, pasi Mitroglu kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj njërit prej futbollistëve kundërshtarë.
Megjithatë Olimpiku në minutën e 37-të arriti të shënojë golin e tretë, kësaj rradhe me autorë Florian Toven, me të cilin gol edhe u mbyll pjesa e parë e këtij takimi.
Pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë Lajpcigu sërish rikthehet në lojë, duke shënuar golin e dytë me anë të Augustin, gol ky që në ato momente dërgonte gjermanët në gjysmëfinale, mirëpo në skenë doli sërish Paje, i cili në minutën e 60-të shënoi për 4:2.
Futbollistët e Lajpcigut në momentet e fundit të takimit me të gjitha forcat e tyre u vërsulën në sulm, madje duke sulmuar edhe me portierin e tyre Gulashi, por që në fund e paguan edhe me golin e pestë në rrjetën e tyre, kur në rrjetën e gjermanëve i papenguar nga askush Sakaj shënoi edhe golin e pestë për rezultatin përfundimtarë, Olimpiku i Marsejës 5, Lajpcigu 2.