Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe emrash të përfolur, Bajerni i Mynihut ka zgjedhur trajnerin e ri, dhe ai do të jetë, Niko Kovaç!
Trajneri 46-vjeçar po udhëheq Aintrahtin e Frankfurtit drejt kualifikimit për në kupat e Europës dhe ka fituar goxha eksperiencë vitet e fundit, ndaj është gati të kthehet te Bajerni, ku ka qenë futbollist në periudhën 2001-2003.
Deri tani ishte folur për Joakim Lëv, Jyrgen Klop, Julian Nagelsman e Tomas Tuhel, por Kovaç ka fituar garën, sipas Sport Bild dhe Kicker, që zakonisht nuk gabojnë.