Shkëndija U18 ka bërë hapin e parë drejt kualifikimit në finale të Kupës së Maqedonisë. Të besuarit e trajnerit Berat Imeri në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në kryeqendrën tonë shënuan fitore minimale 1:2 ndaj FC Shkupit.
Fillimi i ndeshjes u takoi “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët avansuan në minutën e 17-të me golin e Halil Berishës.
Shkëndija U18 gjatë mundohej të rikthehet në lojë dhe insistimi dha rezultat në fazën e fundit të pjesës së parë kur erdhën dy gola për përmbysje të plotë.
Fillimisht Edis Spahiu në minutën e 37-të shënoi për barazim të rezultatit në 1:1, ndërsa tre minuta para fundit të fraksionit të parë (42’) Miran Memishi realizoi edhe golin e dytë për epërsinë 1:2 të Shkëndijës, që në fund u tregua edhe si rezultati përfundimtarë i këtij takimi.
Pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat, kështu që Shkëndija U18 do ta presë me përsinë ndeshjen e kthimit në Tetovë të programuar për datën 2 maj.
SHKUPI U18 – SHKËNDIJA U18 1:2 (1:2) |
Golashënues: 1:0 Halil Berisha 17’, 1:1 Edis Spahiu 37’, 1:2 Miran Memishi 42’ |
SHKËNDIJA U18: Abazi, Mustafa, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Alb. Ramadani, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu. |
LUAJTËN EDHE: Mehdiji, Jakupi, Ajdini, Sinani, Adh. Ramadani, R. Ramadani dhe Demiri. |
TRAJNER: Berat Imeri |