Skuadra e Vardarit ka marrë një dënim tjetër nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), kësaj rradhe në vlerë prej 120.000 denarë, për shkak animit jo korrekt nga ana e tifozëve të tyre “komitët” si dhe piro shoun që përdorën këta të fundit në ndeshjen e Kupës kundër Shkëndijës si dhe ndeshjen kampionale kundër Pobedës.
Në fletë regjistrin e delegatit të ndeshjes qëndron se në tribuna “komitët” kanë fyer në baza nacionale dhe se gjithashtu kanë përdorur flakadane.
Për shkak kësaj për ndeshjen kundër Shkëndijës, Vardari do të paguaj plotë 1 200 euro dënim, teksa për flakadanet në ndeshjen kampionale kundër Pobedës, drejtuesit e skuadrës shkupjane do të paguajnë një gjobë në vlerë prej 750 euro.
Vardari gjithashtu është dorëzuan në Komisionin Disciplinor edhe për ndeshjen kampionale kundër Renovës, ndërsa gjithashtu një dënim e pret edhe ekipin e Pelisterit, për shkak flakadaneve dhe skadimeve jo korrekte nga ana e tifozëve të tyre në ndeshjen kundër Vardarit.