Kanë dalë rezultatet e helmimit të futbollistëve të Pelisterit, të cilët ishin helmuar përderisa po hanin mëngjes në një nga restoranet e qytetit të Velesit, teksa po udhëtonin drejt Shkupit për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme të javës së 26-të kundër FC Shkupit. Rezultatet zbuluan se bëhet fjalë për një bakterie, që e kishin hasur përmes ushqimit të sallateve.
Lajmin për “gol.mk” e kishte konfirmuar Irina Buhova, drejtoreshë e Inspektoriatit shtetëror sanitarë dhe shëndetësor, e cila tha se brenda ishte paraqitur një bakterie e quajtur “enterkoka”, rezultat këtë të cilin e kishin konfirmuar pas marrjes së strishos (briseve) nga ana e futbollistëve.
“Është zbuluar prezenca e bakteries në një nga ushqimet e sallatës, si dhe nga strosho (brisi) i marrë nga hunda dhe fyti te një pjesë e të punësuarve. Bëhet fjalë për bakterie patogjene. Të gjitha udhëzimet na bëjnë me dije se bëhet fjalë për helmim. Nga ISHSSH janë marrë të gjitha masat, që ditën e njëjtë kuzhina ka qenë e mbyllur për përdorim. I kemi edhe rezultatet e marra nga mostra e ushqimit. I gjithë protokoli është mbyllur sipas rregullave” – ka thënë Buhova për “gol.mk”.
Kuzhina nga e cila ishin shërbyer atë ditë të 7 prillit futbollistët e Pelisterit për momentin është jashtë funksionimit dhe është e mbyllur. I gjithë pastrimi sanitar është bërë, ndërsa nëse gjatë marrjes së strishove (briseve) të reja nuk konfirmohet prania e bakteries, e njëjta do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë normale.
Rikujtojmë plotë 14 futbollistë të Pelisterit ishin ankuar në dhimbje barku, me ç’rast që të gjithë kishin përfunduar në spital, edhe atë vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes kundër Shkupit në Çair. Është FFM-ja ajo që do të vendos për datën e re të zhvillimit të këtij takimi, edhe pse si datë e mundshme e zhvillimit të këtij takimi përmendet data 9 maj.
Foto: gol.mk