Penaltitë do të vendosin emrin e finalistit të dytë të Kupës së Maqedonisë

Vetëm ruleti i penaltive do të vendos emrin e finalistit të dytë të Kupës së Maqedonisë në futboll, pasi në ndeshjen e kthimit që po zhvillohet në këto momente në Turnovë, Akademia Pandev arriti që të përsëris rezultatin e ndeshjes së parë të kundërshtarit të tyre Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 2:1 të Pelisterit në ndeshjen e parë në Manastir, rezultatin e njëjtë sot e arriti Akademia Pandev, edhe atë falë golit të shënuar në minutat shtesë të takimit nga ana e rezervistit Krstovski.

Ndryshe të parët që avansuan në këtë ndeshje ishin mysafirët nga Manastiri, kur në minutën e 62-të Bllagojçe Markovski arriti që të mposht portierin vendas Vujanac, teksa barazimin Akademia Pandevit i’a siguroi, David Atanasoski me golin e realizuar në minutën e 74-të.

Për fitoren e Akademia Pandev u përkujdes Mario Krstovski me golin e shënuar në minutat shtesë, duke bërë që kjo ndeshje ti drejtohet ruletit të penaltive, prej ku edhe do të mësojmë emrin e kundërshtarit të Shkëndijës për në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë.

Leave a Reply