Shkëndija finalisti i parë i Kupës së Maqedonisë (VIDEO)

Shkëndija është skuadra e parë finaliste e Kupës  së Maqedonisë, pasi sot arriti që të eliminojë ekipin e Renovës, njofton “infOSport.mk”. Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë si nikoqir, sot “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit në rolin e mysafirit shënuan fitore me rezultatin 0:2, edhe atë duke iu falënderuar “dopietës” së Besart Ibraimit.

RENOVA – SHKENDIJA (ndeshja gjysmefinale e Kupes)

Momentet me te bukura te pjeses se pare nga ndeshja e kthimit gjysmefinale e Kupes se Maqedonise midis Renoves dhe Shkendijes. Rezultati mbetet ai i fillimit 0:0, teksa rikujtojme se ne ndeshjen e pare ne te cilen Shkendija figuronte si vendas, rezultati perfundimtarë ishte 1:1.

Публикувахте от infosport.mk в 11 април 2018 г.

Që të dy golat bomberi kërçovarë i realizoi gjatë pjesës së dytë, pasi 45 minutat e para edhe përkundër dominimit të plotë të Shkëndijës, u mbyllën me reuzltatin e fillimit 0:0.

Ibrahimi golin e parë e realizoi në minutën e 48-të, kur në stilin e tij në mënyrë perfekte ekzekutoi goditjen e dënimit nga një distancë prej rreth 22 metrash.

Besart Ibraimi shenon ndaj Renoves

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT NDAJ RENOVESNdeshja e kthimit e 1/2 se finales se Kupes se MaqedoniseRENOVA – SHKENDIJA 0:1 (B. Ibraimi 48')

Публикувахте от infosport.mk в 11 април 2018 г.

Me këtë gol Shkëndija vetëm se nisi ritmin e vallëzimit, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Ibraimi në minutën e 61-të nga pika e bardhë realizoi edhe golin e dytë.

Ishte pikërisht vetë Ibraimi që e përfitoi këtë 11-të metërsh, nga i cili nuk gaboi dhe në fund Shkëndijës finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë i’a siguroi.

Ibraimi gol ndaj Renoves

Besart Ibraimi shenon edhe golin e dyte ndaj Renoves, kesaj rradhe nga pika e bardhe.Ndeshja e kthimit e 1/2 se finalesRENOVA – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 62')

Публикувахте от infosport.mk в 11 април 2018 г.

Është ky viti i tretë me rradhë që Shkëndija do të luaj në finalen e madhe, pas atyre ndaj Rabotniçkit në sezonin 2015/2016 dhe kundër Pelisterit sezonin 2016/2017, ndërsa këtë rradhë me një triumf do të shënonte vitin më të bukur që nga themelimi, pasi do të kurorëzohej me titullin e dyfishtë, duke pasur parasysh se është edhe shumë pranë titullit kampion.

Leave a Reply