Italiani Fabio Capello i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner. Ish tekniku i Milanit, Real Madridit, Romës dhe Juventusit e konfirmoi këtë gjatë një paraqitjeje si i ftuar në radion italiane RAI. Ai me këtë rast tha se nuk është i interesuar të marrë përsipër kombëtaren e Italisë.
“Tashmë kam eksperiencë me Anglinë dhe Rusinë. Doja të drejtoja edhe një tjetër klub dhe Jiangsu ishte angazhimi im i fundit në futboll. Kam bërë gjithçka që kam dashur. Jam i lumtur me atë që kam bërë dhe tani do të shijoj rolin e analistit. Në këtë rol çdo herë fitoni”, ka thënë Capello.
Trajneri italian u largua nga pankina e klubit kinez Jiangsu Suning muajin e kaluar pas më pak se një viti, që ishte angazhimi i tij i fundit si trajner.