Piloti i skuderisë së Ferrarit, Sebastian Fetel ka triumfuar në garën e dytë sezonale në Formula 1 të zhvilluar në Bahrejnit. Fetel e mbylli garën i pari me kohën më të shpejtë prej 1 ore e 32 minuta e 1 sekondi, duke lënë pas vetes Valteri Botasin e Mercedesit dhe Luis Hamiltonin.
Top 5-shja në këtë garë u kompletua me Geslin dhe Magnusenin. Një garë për tu harruar ishte kjo për makinat e Red Bullit, që u tërhoqen që nga xhiroja e 5-të, ndërsa as Kimi Raikoneni nuk rezutoi më shumë se deri në xhiron e 36-të.
Pas dy garave të zhvilluara në këtë sezon, në të cilat dominoi Fetel, gjermani kryeson renditjen e përgjithshme me 50 pikë, duke u ndjekur nga Hamiltoni në vendin e dytë me 17 pikë më pak. Gara e radhës në Formula 1, në program është javën e ardhshme, e cila do të zhvillohet në Kinë.