Mesfushori i Barcelonës, Andre Gomesh në fund të këtij sezoni do të largohet nga katalanasit, për të kërkuar një mjedisë të ri. Për 24 vjeçarin janë të interesuar shumë klube europiane, ndërsa së fundmi ka shfaqur interes për t’i fituar shërbimet e tij edhe gjigandi italian, Juventusi.
Sipas mediave italiane, Juve është duke përgatitur një kontratë që në fund të sezonit t’ia ofrojë Barcelonës dhe me shumë gjasa e njejta do të jetë e pranueshme edhe për futbollistin. Gomesh te Barcelona erdhi në vitin 2016-të nga Valencia, ndërsa me katalanasit regjistron 44 ndeshje, duke gjetur vetëm 3 herë rrjetën.