Shkëndija “manita” ndaj Renovës

Shkëndija ka shënuar fitore bindëse 5:0 në derbin shqiptarë ndaj Renovës, duke vazhduar serinë pozitive në stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”. Është kjo fitorja e 6-të në 8 ndeshjet e këtij stinori, dhe fitorja më e thellë, përmes së cilës paralajmëruan Renovën, me të cilën skuadër të mërkurën do të takohen në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Në mungesë të dyshes Ibraimi-Hasani, rolin e tyre  e bënë Shefit Shefiti dhe Marjan Radeski, të cilët shënuan nga dy gola, teksa një gol dhe të parin në këtë ndeshje e realizoi Izair Emini.

Me këtë fitore Shkëndija tashmë numëron plotë 66 pikë, plotë 18 më shumë se Vardari i vendit të dytë, teksa Renova mbetet në pozitën e 7-të me 28 pikë.

Leave a Reply