Futbollisti i talentuar kosovar, Milot Rashica, i cili gjatë merkatos së dimrit nga skuadra holandeze e Vitese u transferua në Bundesligë te skuadra e Verder Bremen, assesi të gjejë një vend si titullar te skuadra nga Bremeni.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, edhe në sfidën e sotme kundër Hanover ishte në stol, duke u inkuadruar në lojë vetëm në minutën e 82-të.
Rashica në lojë u inkuadrua në vend të Egeshtejn, mirëpo duke mos arritur të ndryshojë diç në këtë ndeshje, që në fund u mbyll me fitoren e Hanoverit me rezultatin 2:1. Skuadra vendase ishte superiore gjatë pjesës së parë, kur edhe shënoi të dy golat me autorë Harnik (17’) dhe Klaus (42’), teksa golin e nderit për Verder Bremenin në këtë ndeshje e realizoi, Belfodil (74’).
Me këtë fitore Hanoveri tashmë renditet në pozitën e 13-të me 35 pikë, teksa Verder Bremeni me një pikë më shumë ndodhet një pozitë më lartë.