Adrian Lopez mban gjallë shpresat e Deportivo La Korunjës (VIDEO)

Deportivo La Korunja  ka shënuar fitore shumë të vlefshme në ndeshjen e parë të javës së 31-të në La Liga, duke mundur Malagan me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”. Këtë fitore dramatike në derbi ndeshjen e mbijetesës skuadrës nga Riazor i’a siguroi Adrian Lopez me golin e shënuar në minutën e 85-të.

Paraprakisht mysafirët nga Andaluzia në dy raste arrinin që të barazonin rezultatin, mirëpo megjithatë në fund nga “Riazor” u larguan kokëulur dhe vetëm çudira duhet ndodhur në 7 javët e fundit, që ata ti shpëtojnë rrënies në Segunda Division.

Deportivo avansoi vetëm pas 6 minutave lojë me anë të Lukas Peres nga pika e bardhë. Pasuan disa minuta të fuqishme për mysafirët, të cilët kah fundi i pjesës së parë me anë të Diego Rolan barazuan shifrat në 1:1.

Gjatë pjesës së dytë portieri i Malagas, Roberto bëri disa super pritje, megjithatë në minutën e 70-të Adrian me një goditje nga vëndi i pikës së bardhë të 11-të metërshit kaloi në epërsi edhe për herë të dytë në këtë ndeshje Deportivon.

Ky gëzim i vendasve nuk zgjati shumë, pasi vetëm tre minuta më vonë Rolan sërish shënoi për barazim të rezultatit, teksa Aadrian me golin e dytë personal në minutën e 85-të vendosi rezultatin përfundimtarë, Deportivo La Korunja 3, Mmalaga 2.

Me këtë fitore Deportivo tashmë me 23 pikë renditet në pozitën e 18-të, teksa Malaga mbetet në pozitën e fundit me vetëm 17 pikë.

Leave a Reply