Gola, asite, magji dhe lëvizje që entuziazmojnë publikun. Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Champions League janë mbyllur me një total të pabesueshëm golash dhe kanë nxjerrë në pah potencialin e yjeve të ndryshëm të futbollit. Që çdo vit sfidohen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klubve. Por, përveç jashtëtokësorëve Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë të shumtë futbollistët vlera e të cilëve ka pësuar një rritje marramendëse në merkato.
Messi kryeson me 180 mln euro
Nuk ka shënuar kundër Roma-s në fitoren 4-1 të Barcelona-s në “Camp Nou”, por ka marrë pjesë në realizimin e të paktën 2 golave. Nga muaji qershor e deri më sot vlera e merakos e “Pleshtit” ka shkuar nga 120 milionë euro në 180 (+60). Një rritje që ka ardhur kryesisht nga paraqitja në La Liga ku ka realizuar 26 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 29 ndeshje.
Salah nuk ndalet më
Salah, pas kalimit nga Roma te Liverpool, ka zbuluar se është një golashënues i vërtetë në drejtimin e Klopp. Falë paraqitjeve të këtij sezoni vlera e tij në merkaton është rritur me 40 milionë euro dhe ka arritur në 80 (+40).
De Bruyne, xhevahiri i krijuar nga Guardiola
Guardiola, pavarësisht humbjes 3-0 të pësuar kundër Liverpool, mund të ndihet krenar për nivelin e përmirësuar të atyre lojtarëve që konsideroheshin si dështime pas blerjes së tyre. Një nga këta është Kevin de Bruyne, i cili po argëton tifozët e City dhe që sot ka një vlerë marramendëse në merkaton. Nga 75 milionë euro, vlera e tij në muajin tetor, ka shkuar në 110 milionë (+35).
Dybala arrin 100 milionë
Paraqitja e tij kundër Tottenham dhe në kampionat me Juventus ka qenë e jashtëzakonshmë. Është një futbollist që, pavarësisht kartonit të kuq të marrë kundër Real Madrid, ka parë që t’i rritet vlera me 30 milionë euro. Në fakt, nga 70 milionë ka shkuar në 100, por kjo shumë mundë të rritet akoma.
Sane, një talent në rritje të vazhdueshme
Një tjetër lojtar, që si Dybala ëndërron përmbysjen e madhe në Champions, është Leroy Sane. City-it do t’i duhet ndihma e të gjithë në ndeshjen e kthimit kundër Liverpool, edhe ajo e një djaloshi Sane. Vlera e talentit gjerman është rritur me 30 milionë euro nga tetori i kaluar. në fakt, nga 45 milionë është kaluar në 75. Edhe këtë herë merita i shkon Pep Guardiola-s. (telesport)