Java e 26-të në elitën e futbollit vendor sjellë derbin shqiptarë midis Shkëndijës dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Do të jetë kjo njëherit edhe një ndër përballjet më interesante të kësaj jave, ku FC Shkupi rikthehet të luaj në Çair pas një pauze më të gjatë që daton që nga ndeshjet e stinorit vjeshtor.
“Bardhekaltërit” nga Çairi në teren vendas dhe para publikut të tyre të zjarrtë do të mirëpresin Pelisterin, me shpresë se në fund do gëzojnë armatën e tyre të madhe të tifozëve me një fitore, teksa një përballje tjetër që do të zhvillohet në Shkup, do të jetë ajo midis Rabotniçkit dhe Sileksit.
Kjo ndeshje për dallim nga ndeshjet tjera starton në ora 15:00 dhe e njëjta do të transetohet në TV “24 Vesti”, teksa në orarin e rëndomtë, orën 16:00, në Turnovë Akademia Pandev do të mirëpret Vardarin, teksa në stadiumin e qytetit “Mladost” në Strumicë, do të ndjekim derbi ndeshjen për mbijetesë midis Pobedës dhe Skopjes.
LPFM, Java 26 |
||
Rabotniçki | 07.04. 15:00 | Sileksi |
A.Pandev | 07.04. 16:00 | Vardari |
Pobeda | 07.04. 16:00 | Skopje |
Shkëndija | 07.04. 16:00 | Renova |
Shkupi | 07.04. 16:00 | Pelisteri |