Arsenali ka fituar CSKA-në e Moskës me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Liga Evropës. Londinezëve iu mjaftuan vetëm 45 minutat e pjesës së parë, duke shënuar 4 gola në portën e rusëve. Dy herë Remzi dhe dy herë tjera Lakazet shënuan për fitoren e Arsenalit, ndërsa Golovin shënoi golin e vetëm për CSKA-në e Moskës.
Pas këtij rezultati, Arsenali shihet gjysëm i kualifikuar për në gjysmëfinale të Liga Evropës, pasi ndeshja e kthimit për “Topçinjët” do të jetë thjeshtë vetëm një “shëtitje”. Të përzgjedhurit e Vengerit edhe njëherë konfirmojnë se mbeten pretendentët kryesor për të triumfuar në këtë kompeticion të dytë më të rëndësishëm europian për klube.