Pasdite aspak e këndëshme për futbollistin me origjinë shqiptare të Bolognës, Blerim Xhemajlin. Tetovari është sulmuar nga disa tifozë të kuqebluve, që kanë tentuar ta godasin, në dalje të qendrës stërvitore të skuadrës.
3 tifozë ndalën mjetin e Xhemajlit, fillimisht për t’i kërkuar autograf, por pasi fantazisti hapi xhamin, u përball me një tentativë goditjeje. Mësohet se mesfushori arriti të shmangë goditjen dhe të largohet menjëherë, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kohët e fundit Xhemajli ka qenë në qendër jo vetëm të shtypit sportiv, por edhe atij rozë për shkak të divorcit me bashkëshorten e tij shkodrane, Erjona Sulejmani.