8 vite pjesë e Çelzit, mirëpo duke mos luajtur në asnjë ndeshje zyrtare me “blutë” e Londrës. Është kjo historia e portierit kroat, Matej Delac, i cili gjatë këtyre viteve të kaluara me ekipin e njohur anglez, gjatë gjithë kohës ishte huazuar nëpër klube të ndryshme, transmeton “infOSport.mk”.
Kroati 25 vjeçar Çelzi i ishte bashkuar gjatë vitit 2010-të, ndërsa gjatë kësaj periudhe 8-vjeçare, ai ishte huazuar në plotë nëntë klube të ndryshme, duke përfshirë këtu Vitesen, Çeshke Budejovicen, Inter Zapreshiçin dhe Sarajevën, ndërsa tashmë se fundmi është shitur në formë të përhershme te skuadra daneze e Horsens.
Delac ishte pjesë e “armatës” së futbollistëve të huazuar nga Çelzi nëpër klube të ndryshme të Europës, ku siç e dimë klubi nga Londra ka më së shumti futbollistë të huazuar nga të gjitha klubet europiane.