Skuderia e Ferrarit do të startojw nga “Pole Position” nesër në Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1. Ishte piloti Sebastian Fetel që dominoi sot provat zyrtare në Soçi, pasi ishte më i shpejti me kohën 1 minutë e 33 sekonda e 194 të mijtat, duke lënë pas vetës shokun e skuadrës Kimi Raikonenin dhe pilotin e Mercedesit Valteri Botas. Hamilton në garën e nesërme do të niset nga pozita e katërt, ndërsa Rikiardo me Redbullit do të startojë nga vendi i pestë. Gara për Çmimin e Madh të Rusisë do të zhvillohet nesër me fillim në orën 14:00.