Xhenaro Gatuzo, sot pasdite do të jetë në zyrat e Milanit ku pritet që të nënshkruajë kontratën e re me Milanin deri në vitin 2021, natyrisht, me një pagë tjetër dhe shumë më të madhe se ajo prej 120 mijë eurove që merrte deri më tani.
Është kjo paga që kishte nënshkruar Gatuzo që nga koha kur ushtronte detyrën e trajnerit te moshat e reja, ndërsa mbrëmë pas ndeshjes derbi kundër Interit që u mbyll me barazim pa gola, Gatuzo lidhur me kontratën e re, u shpreh:”Kemi biseduar me drejtuesit e klubit dhe gjatë ditëve në vijim do ju japim fund të gjitha zërave lidhur me kontratën time. Unë do të punoj edhe më shumë dhe do të shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vijim. Për mua nuk ka asnjë problem. Kontrata do të vie. Shpresoj se do të vazhdojë të punoj, jam i sigurtë dhe ajo do të ndodh shumë shpejt. Ashtu siç e meritoj unë rinovimin, besoj se e meritojnë edhe futbollistët”.