Basketboll, KB Shkupi i jep “leksion” Strumicës në Çair

Ekipi i vetëm shqiptarë që garon këtë sezon në Superligën e basketbolli vendor, Shkupi ka fituar ndeshjen e parë të fazës “plej aut” ndaj Strumicës me rezultat 95:77. Takimi i luajtur në palestrën “Shaban Tërstena” në Çair u dominua nga Shkupi, me vetëm periodën e parë që mysafirët ishin më të mirë, të cilën e mbyllën me shifrat 23:27, ndërsa në 3 periodat tjera të përzgjedhurit e trajnerit Enver Miftarit, kundërshtarit i dhuruan thjeshtë “leksion basketbolli”.

Më i miri në radhët e KB Shkupit ishte Dogbo me 21 pikë të realizuara, ndërsa te miqtë Markoviq shënoi 27-të pikë. Ndeshjen e radhës Shkupi do ta luajë sërish në shtëpi ndaj Feni Industri, ndërsa Strumica përballet me Kozhufin./InfOSport.mk

Leave a Reply