Atdhe Nuhiu është zgjedhur “Futbollisti i Muajit” pas formës eksploduese që e shfaqi në muajin mars me fanellën e Shefilld Vendzi. Ishin tifozët ata që votuan më së shumti për sulmuesin kosovar, i cili në sondazhin e bërë në sajtin zyrtar të klubit, “sëfc.co.uk”, kishte fituar 85 % të votave.
Përpos formës së mirë që e pati në muajin mars kur shënoi 4 gola, ai e nisi me sukses edhe muajin prill duke shënuar një gol në fitoren 3:1 ndaj Sanderlandit.