Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme në Ligën më prestigjioze, Ligën e Kampioneve, ku tashmë prej kohësh është golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni.
Portugezi sonte vendosi një tjetër rekord sa u përket golave, duke u bërë futbollisti i parë në historinë e turneut që arrin të shënojë në 10 ndeshje të njëpasnjëshme, duke kaluar rekordin që mbante bashkë me Rud Van Nistelroin.
Seria e tij filloi në finalen e vitit të kaluar, kundër Juventusit, për të vazhduar me të 6 ndeshjet e fazës në grupe të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.
Ronaldo vazhdoi me shënimin e golave edhe në fazën me eliminim direkt, duke shënuar në të dyja ndeshjet e 1/8 së finales ndaj PSZH-së.
Sonte ndaj Juventusit Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 0:3, duke regjistruar golin e tij të 15-të në 10 ndeshje radhazi.