Trajneri i mirënjohur Gjore Jovanovski është emëruar trajner i ri i Rabotniçkit. Pas dorëheqjes së Goran Stankovskit, ish strategu i Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit morri besimin e krerëve të “romantikëve” për të udhëhequr këtë skuadër deri në fund të sezonit aktual, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo hera e tretë që Gjore Jovanovski do të marrë drejtimin e Rabotniçkit, pasi në krye të skuadrës nga Debar Maalo, ai ishte edhe në periudhën 2003-2007, ndërsa gjithashtu udhëhoqi këtë skuadër edhe në sezonin 2011/2012.
Asistent i parë i Gjore Jovanovskit do të jetë ish futbollisti i FC Shkupit, Zoran Jovanovski, një tjetër futbollist ky pas Goran Stankovskit, pjesë e asaj gjenerate të artë, kur pikërisht me Jovanovskin në krye sundonin futbollin në Maqedoni. Jovanovski para futbollistëve do të prezantohet gjatë ditës së sotme në ora 14:00, ndërsa vetëm një orë më pas ai do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë.