Aguero nuk pritet të startojë kundër Liverpullit të mërkurën mbrëma në “Enfilld” në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian. Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe vetë trajneri Pep Guardiola, i cili përmes deklaratës së tij la hapur mundësinë që sulmuesi argjentinas të inkuadrohet në lojë nga bankina.
“Do të shohim, ende nuk është stërvitur. Shpresoj se do të jetë në gjendje të na ndihmoj, ndoshta jo nga fillimi, por nga stoli”, – deklaroi Guardiola.
Do të jetë kjo ndeshja e parë çerekfinale midis dy skuadrave të njohura angleze, ndërsa ndeshja e kthimit në “Etihad Stadium” në program është javën e ardhshme.