Demiri: Me Dinamo Kievin, humbëm ndeshjen që duhej fituar!

Reprezentuesi i Maqedonisë, Besir Demiri, këtë fundjavë me ekipin e tij të Mariupolit u përballë me Dinamo Kievin, në ndeshjen derbi që ishte e vlefshme për kampionatin elitar të Ukrainës. Edhe përkrahë lojës së mirë të Demiri me bashkëlojtarët e tij te Mariupoli, këta të fundit u dorëzuan duke u mundur me rezultat 2:3.

Mariupoli 45 minutat e parë i mbylli në avantazh me golin Totovitskit, ndërsa në pjesën e dytë, Dinamo Kievi u rikthye në lojë, me golat e Besiadin, Shaparenkos dhe Tsygankovit. Mariupoli i Demirit tentoi që të barazoi shifrat, mirëpo nuk shkoi më shumë se goli i dytë që erdhi sërish nga Totovitski 10 minuta para fundit.

“Luajtëm një ndeshje mjaftë të mirë kundër një ekipi mjaftë cilësor siç është Dinamo Kievi. Humbëm ndeshjen që duhej t’fituar, pasi kishim epërsi nga pjesa e parë,mirëpo në 45 minutëshin e dytë, Dinamo arriti që të kthehet, duke pasur parasysh forcën e tyre. Por, edhe pse pësuam disfatë, jam i kënaqur si un me  por edhe ekipi me lojën që treguam, duke ditur që ndeshjet ndaj ekipeve të tilla gjithmonë të shtojnë eksperiencë për vazhdimin e karrierës”, thotë Demiri enkas për “InfOSport.mk”.

Demiri luajti për 90-të minuta ndaj Dinamo Kievit, ndërsa ishte ndër futbollistët më të dalluar në këtë përballje, duke bërë një lojë mjaftë të mirë. Shqiptari me Mariupolin vazhdon të mbetet në vendin e 6-të të tabelës me 33 pikë të grumbulluara, ndërsa Dinamo Kievi renditet e dyta me 54 pikë. /InfOSport.mk

Leave a Reply