Shkupi pas fitores së madhe të realizuar të enjten në transfertën ndaj Rabotniçkit, të dielën në Çair do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër derbi, kësaj rradhe ndaj skuadrës së dytë në tabelën e klasifikimit, Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Këta të fundit udhëtojnë drejt Shkupit me mjaft optimizëm pas asaj fitore ndaj liderit aktual Vardarit, mirëpo një gjë e tillë vërehet edhe në taborin e “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët në tre ndeshjet e fundit kampionale nuk kanë pranuar asnjë gol në përballjet me skuadrën e Shkëndijës.
Ndeshja e fundit në Çair mes tyre është mbyllur me barazim pa gola, rezultat ky që nuk do i konvenonte asnjërës palë. Duke u nisur nga e gjithë kjo mund të themi se të dielën në Çair na pret një përballje e zjarrtë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët që nga fillimi i ndeshjes.
Një përballje me mjaft interes do të pritet edhe ajo në Tetovë midis Renovës dhe Rabotniçkit, me vendasit që kërkojnë të prekin vendin e katërt, pozitë këtë që aktualisht e ndanë me Pelisterin. Këta të fundit në Manastir do të jenë nikoqir të skuadrës së fundit në tabelë, Makedonija Gjorçe Petrovit, Sileksi në Kratovë do të ketë një përballje të vështirë ndaj Bregallnicës, derisa lideir aktual Vardari në teren vendas do të luaj kundër Pobedës. Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “Telekom Arena” na solli mjaft emocione, ku fituesi u vendos fare në fund, ashtu që një gjë të tillë besojmë do përsëritet edhe kësaj rradhe me Vardarin si favorit absolut, shkruan ‘infOSport.mk”.
Të gjitha ndeshjet e javës së 30-të në elitën e futbollit vendor zhvillohen të dielën dhe do të startojnë në ora 16:00.
LIGA E PARË FUTBOLLISTIKE E MAQEDONISË |
||
Java XXX |
||
Pelisteri | 30.04. 16:00 | Makedonija Gj.P |
Renova | 30.04. 16:00 | Rabotniçki |
Shkupi | 30.04. 16:00 | Shkendija |
Sileksi | 30.04. 16:00 | Bregallnica |
Vardari | 30.04. 16:00 | Pobeda |