Mesfushori kumanovar i Shkëndijës, Armend Alimi para ndeshjes së nesërme me Skopjen ka dhënë opinionin e tij për këtë sfidë. Kumanovari është i vetëdishëm për rrezikshmërinë e Skopjes kur luan në terren të vetin, por megjithatë thotë se ai dhe ekipi i tij shkojnë për fitore.
“Atmosfera është shumë e mirë, kjo pauzë ka bërë shumë mirë për të gjithë lojtarët, kemi pushuar pak fizikisht dhe psiqikisht. Skopje ka një ecuri të mirë në këtë gjysmësezon, por edhe e dimë që në ndeshjet si vendas ata janë të rrezikshëm dhe luajnë shumë mirë taktikisht. Megjithatë ne e dimë cakun tonë, ne shkojmë për fitore dhe nuk do të jetë aspak ndeshje e lehtë”, është shprehur Armend Alimi për kanalin zyrtarë të KF Shkëndijës.