Pas Mançester Junajtedit, është Reali i Madridit ekipi tjetër që është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.
Sipas mediave spanjolle, ka qenë vetë francezi ai i cili së fundmi po kërkon një rritje të pagës nga ana e drejtuesve të Barcelonës, ndërsa te kjo ka ndikuar ndoshta edhe oferta marramendëse prej 9-të milionë eurosh nga gjigandët angleze të Mançester Junajtedit.
Kuleta e Barcelonës është pak a shumë e mbyllur për momentin, pas shpenzimeve për të blerë dyshen sulmuese, Filipe Kutinjo – Usmane Dembele, ndërsa një situatë të tillë dëshiron të shfrytëzojë numri një i Realit të Madridit, Florentino Perez, që dëshiron të bashkojë dyshen franceze Varane – Umtiti edhe te skuadra e tij. Francezi i Barcelonës ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, shumë kjo që mund të kapërdihet lehtë nga gjigandët “madrilen”.