Gjatë ditës së sotme institucioni më i lartë i futbollit europian (UEFA), ka përjashtuar ekipin korçar të Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane.
Përveç 10 viteve mungesë në Europë, ekipi që renditet i pari në Superligën shqiptare, ka marrë një gjobë të majme prej 1 milion eurosh.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj deklaroi: “Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi.”
“Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve këtë vit”, – ka thënë Takaj.