Këtë vendim duhet ta marrin shembull edhe kampionatet e tjera. Futbollisti brazilian Rildo duhet të qëndrojë i pezulluar për faullin e tij brutal ndaj Joao Pereira – derisa ai të shërohet nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar. Këtë e vendosi një sallë gjyqi sportive regjionale.
Sulmuesi mund të rikthehet në fushë kur Paulo të ketë filluar stërvitjen me grupin. Maksimalisht pezullimi do të zgjasë 180 ditë. Rildo, më 18 mars gjatë derbit të qytetit ndaj Botafogo-s pas vetëm dy minutave, ka bërë një ndërhyje që e ka dëmtuar rëndë kundërshtarin.
Lojtari në fillim mori vetëm karton të verdhë. Por pas pamjeve televizive dhe për shkak të dy incidenteve të tjera, ai është dënuar nga gjykata sportive.