Para pak çastesh trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka zbuluar formacionin zyrtarë me të cilin do të zbresë në fushën e “Elbasan Arena” për miqësoren e parë të vitit 2018-të kundër Norvegjisë, njofton “infOSport.mk”.
Siç ju informuam edhe më herët rreth titullarëve, janë po të njëjtit që përbëjnë edhe formacionin zyrtarë, me Strakoshën në portë, Hysaj dhe kumanovarin Aliji, në krah, teksa në qendër të mbrojtjes do të luaj dyshja Mavraj Ajeti. Në mesfushë tanimë i zakonshmi Taulant Xhaka do të ketë dy partenërë të ri, Ylber Ramadanin dhe Kamer Qakën, teksa sulmuesit më të avansuar Armando Sadikut nga krahët do ti ndihmojnë Eros Grezda dhe kapiteni i ri i “kuqezinjëve”, Odise Rroshi.
Ndeshja Shqipër – Norvegji starton në ora 19:00.
Formacioni i Kombëtares shqiptare për ndeshjen me Norvegjinë: |
Formacioni i parë: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, ALIJI, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda, Sadiku. |
Bankina rezervë: Berisha, Hoxha, Prenga, Lenjani, Gjimshiti, Lika, Latifi, Lila, Bare, Abazaj, Gavazaj, Cikalleshi, Balaj. |
Trajner: Kristian Panuçi. |