Kikboksieri shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Muharrem Hasani e ka dërrmuar serbin Zoran Spajiç, në përballjen e zhvilluar të shtunën në Cyrih të Zvicrës.
32-vjeçari nga Dobroshi i Gjakovës është rikthyer në sportin e kikboksit pas një periudhe dy vjeçare, por kjo nuk e ka penguar aspak që të mposhtë serbin Spajiç.
Hasani ka treguar për “Epokën e re” se sportin e kikboksit e zgjodhi për faktin se gjithmonë i ka fjetur në zëmër.
“Kam filluar të merrem me këtë sport që nga mosha 15-vjeçare dhe arsyeja që kam zgjedhur këtë sport ishte fakti që më flinte në zemër. Fillimisht u regjistrova në klubin e Skënder Shahinit, i cili njëkohësisht ishte edhe trajner i imi i asaj kohe. Pas pak muajsh stërvitje jam futur në ring. Si çdo fillim edhe fillimi im nuk ishte i lehtë, por me punë të pandalshme dhe sakrificë arrita atë që kam synuar për një kohë të gjatë”, ka thënë Hasani, i cili ndeshjen e parë e ka zhvilluar në vitin 2000.
“Sporti i kikboksit është mjaft i zhvilluar dhe ka perspektivë në shtetin zviceran”, ka deklaruar ai.
Për sukseset e gjertanishme në sportin e kikboksit shqiptari nga Dobroshi i Gjakovës ia ka atribuuar familjes së tij.
“Familja ime më ka përkrahur që nga fillimi e deri tani, gjë të cilën e vlerësoj shumë dhe u jam shumë mirënjohës. Kam raporte te mira miqësore me të gjithë sportistët shqiptarë anë e mbanë botës”, ka deklaruar Hasani.
Disa nga titujt e Muharrem HASANIT: |
IFN WORLD CHAMPION – 95 KG 2016 |
WFC WORLD CHAMPION – 95 KG 2014 |
WKF VICE-WORLD CHAMPION – 95 KG 2013 |
WPKC WORLD CHAMPION – 95 KG 2009 |
WINNER IN THE PRESTIGE FIGHT – WFC 2008 |
WINNER IN THE PRESTIGE FIGHT – WPKC 2008 |
INTERCONTINENTAL CHAMPION – 95 KG WPKC 2007 |
EUROPA CHAMPION – 95 KG WFC 2006 |
EUROPA CHAMPION – 95 KG WPKC 2005 |
SWISS MASTER SCOS 2004 |
SWISS MASTER SKBV 2003 |
JUNIOR WORLD CHAMPION IN KARATE SHIDOKAN 2002 |
SWISS MASTER SKBV 2002 |
SWISS MASTER SKBV 2001 |