Ndeshja miqësore midis Argjentinës dhe Italisë (2:0) e zhvilluar në Mançester u mbyll pa asnjë ndëshkim apo vërejtje nga ana e arbitrit kryesor, ndërsa e gjithë kjo nuk kishte qenë e pa rastësishme.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes arbitri, Martin Atkinson, i kishte thënë sulmuesit të skuadrës jugamerikane Manuel Lansini, se nuk do të tregoj asnjë kartonë, pasi kjo do të ishte ndeshja e tij e fundit ndërkombëtare që do të drejtonte.
“Arbitri më tha se nuk do të tregojë kartonë” – u shpreh Lansini para gazetarëve argjentinas të “Ole”.
Ndeshja e zhvilluar mes dy kombëtareve të mëdha Botërore e zhvilluar në ‘Etihad Stadium” ishte shumë miqësore, mirëpo megjithatë kishte situata ku arbitri anglez mund të tregonte kartonin e tij.
Atkinson gjatë vitit 2017-të ishte zgjedhur si arbitri i dytë më i mirë në Botë, pas gjermanit Feliks Bryh.