Një tragjedi tjetër ka kapluar futbollin Botëror. Kësaj rradhe lajmi i trishtueshëm vjen nga Kroacia, edhe atë gjatë një ndeshje futbolli midis skuadrave të Marsonia dhe Slavonia në kuadër të Ligës së katërt kroate – Konferenca e Londjes, ndryshe e njohur si (3HNL). Futbollisti vendas, Bruno Boban ndërroi jetë pasi pësoi një goditje të rëndë me top në gjoks, ndërsa edhe pas tratativave të shumta të ekipit mjekësor, ata nuk arritën që të shpëtojnë jetën e 25-vjeçarit.
Vetëm një javë më parë Boban kishte gëzuar tifozët e skuadrës së tij në fitoren 3:0 ndaj Vardarit, në të cilën ndeshje kishte shënuar 2 gola.