Karateisti kumanovar Mursel Misini është shpallur kampion Ballkanik në konkurrencë të seniorëve. Ai në këtë event të rëndësishëm që po mbahet në Stamboll të Turqisë në finalen e madhe në kategorinë deri në 75 kg mundi garuesin nga Kosova, Blodin Pakashtica.
Është ky pa dyshim një sukses i madh për karateistin e Klubit nga Kumanova, Bashkimi, ndërsa duke i uruar medaljen e arrit, shpresojmë se edhe garuesit tjerë nga Maqedonia do të na gëzojnë me medalje nga ky Kampionat, i cili përfundon gjatë ditës së nesërme.