Në pauzë të kampionatit për shkak të ndeshjeve kontrolluese të përfaqësueseve, FC Shkupi vijon përgatitjet me seanca stërvitore. Skuadra nga Çairi ka në dispozicion pothuajse të gjithë futbollistët, me vetëm Besart Krivanjeven, Omar Imerin dhe Rron Brojën që janë të angazhuar me përfaqësueset U21 të Maqedonisë respektivisht të Kosovës, ndërsa Stefan Vujçiç vazhdon ende rikuperimin.