Argjentina mundi me rezultatin 2:0 Italinë në miqësoren e zhvilluar në “Etihad Stadium” në Mançester, njofton “infOSport.mk”.
Golat për skuadrën amerikano jugore i shënuan Ever Banega (75’) dhe Manuel Lansini (85’). Në formacionin startues të “gauçosëve” mungoi ylli i tyre, Lionel Messi, mungesa e të cilit megjithatë nuk u vërejt, pasi Argjentina ishte dukshëm kundërshtari më i mirë në fushën e futbollit.
Italy 0-2 Argentina | Highlights & Goals 2018 by footbie.com