Brazili edhe pa Nejmar tregoi muskujt në tokën ruse (VIDEO)

Brazili i ka mbajtur një leksion futbolli Rusisë, në miqësoren që këto dy përfaqësuese e zhvilluan në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, njofton “infOSport.mk”. Pa shërbimet e të dëmtuarit Nejmar, futbollisti i Barcelonës, Filipe Kutinjo u fut në rolin e liderit të “karikokëve”, dhe ia doli mjaft mirë në fund pasi arriti edhe të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 62-të.

Përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Zhoao Miranda (47’) dhe Paulinjo (67’).

Pas kësaj fitore Brazili gjatë ditës së nesërme do të transferohet në Berlin, aty ku do të përgatitet për derbi ndeshjen e 27 marsit kundër Gjermanisë.

Leave a Reply