Maqedonia vetëm barazim ndaj Finlandës (VIDEO)

Maqedonia ka barazuar pa gola në miqësoren e zhvilluar në Belek të Turqisë ndaj përfaqësueses së Finlandës njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje thuajse të barabartë të dyja skuadrat si duket më shumë mendonin në rrjetën e tyre, se në atë kundërshtare.

Gjatë pjesës së parë ishin pikërisht Visar Musliu dhe Enis Bardhi, ata që u kanosën më konkretisht në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa gjatë pjesës së dytë rastin më të mirë për të kaluar në epërsi Maqedoninë e kishte Arijan Ademi, mirëpo goditja e fuqishme e tij nga afërsia në mënyrë bravuroze u ndal nga ana e portierit, Hradecki.

Maqedonia – Finlanda 0:0 (23.03.2018)

Mbyllet pa gola miqesorja midis Maqedonise dhe Finlandes e zhvilluar ne Belek te Turqise

Публикувахте от infosport.mk в 23 март 2018 г.

Në anën tjetër rastin më të mirë për finlandezët e kishte Lod në minutën e 75-të, mirëpo nuk reagoi mirë në zonën e “verdhekuqve”, duke goditur vetëm jashtë kuadratit.

Ishte kjo ndeshja e 6-të rradhazi e përfaqësueses së Maqedonisë pa humbje, ndërsa tashmë vetëm tre ditë më vonë të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski i pret edhe përballja tjetër miqësore, ajo kundër Azerbajxhanit, që gjithashtu do të zhvillohet në tokën turke.

Leave a Reply