Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve Evropian, Bajerni i Munihut është eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë, duke mbetur kështu me vetëm një trofe, atë të titullit kampion, që është shumë fare pranë në Bundesligë.
Bajerni sot në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë u mund në “Alianc Arena” nga rivali i tyre Borusia Dortmund me rezultatin 2:3, njofton “infOSport.mk”.
Marko Reush paralajmëroi fitoren e “milionerëve” në këtë përballje me shumë kthesa.
Gjermani realizoi golin e parë në minutën e 19-të, mirëpo nuk vonoi shumë dhe Havi Martinez në minutën e 28-të barazoi shifrat në 1:1. Ende duke u zhvilluar pjesa e parë Bajerni shënoi edhe golin e dytë me anë të Arjen Roben 4 minuta para fundit të saj, duke bërë që në ato momente të buzëqeshin tifozët vendas.
Mirëpo kështu nuk ndodhi edhe në pjesën e dytë, e cila nisi mirë për vendasit, mirëpo që shpërdoruan dy raste të qindpërqindta me anë të holandezit Roben. Dhe kur nuk shënon, atëherë vjen edhe dënimi, dhe kështu ndodhi.
Aubamejang në minutën e 69-të i papenguar nga askush me kokë nga afërisa barazoi shifrat në 2:2, derisa vetëm 5 minuta më pas Usmane Dembele realizoi një super gol për rezultat përfundimtarë, Bajern Munihu 2, Borusia Dortmundi 3, shkruan “infOSport.mk”.
Në finalen e madhe skuadra nga Dortmundi do të përballet me Ajntrahtin e Frankfurtit, ndeshje kjo që në program është me datë 27 maj. Për Dortmundin është kjo finalja e 9-të në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku do të kërkojë edhe trofeun e katërt.